Fitorja e Bidenit për president të SHBA-ve kthesë e madhe për rikthimin e interesave strategjike amerikane në Evropë dhe rajonin e Ballkanit-Kosovë

Fitorja e Bidenit për president të SHBA-ve kthesë e madhe për rikthimin e interesave strategjike amerikane në Evropë dhe rajonin e Ballkanit-Kosovë
Fitorja e Bidenit për president të SHBA-ve kthesë e madhe për rikthimin e interesave strategjike amerikane në Evropë dhe rajonin e Ballkanit-Kosovë

Arsim Haziri

  • 17 November 2020 - 07:24

Shkruan: Arsim Haziri

Po theksoi se me bindje të plotë se ardhje e Joe Bidenit në pushtet, do të ndryshoj politika e Amerikës, reflektimi ndaj problemeve si ndaj Kosovës ashtu edhe Evropës, forcimin e raporteve të partneritetit strategjik me BE-në si bllok perëndimor dhe rikthimin e fuqishëm të ndikimit të politikës amerikane në Rajonin e Ballkanit, me theks të veçantë për zgjidhjen e çështjes përfundimtarë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

-Ndërrimi i administratës në Amerikë, konsideroj se do t'i kontribuon zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe Serbisë në një dimension më të drejt, dhe marrëveshjet e shtatorit duke shprehur padrejtësi të theksuar, do t'i mbeten historisë, të kaluarës së pa implementueshme. Ardhja e Bidenit në pushtet, është e dukshme që politika ruse dhe ajo serbe sikur është zhgënjyer, pasi disa ambicie të tyre sikur ishin parë më të arritshme me presidentin aktual dhe përkrahësit e tij. Prandaj them me përgjegjësi se fitorja e Bidenit, është kthim kah perspektiva e paanshmëria si për Evropën, veçanërisht edhe për Kosovën, njashtu besoj se një politikë e tillë, do t'i krijonte mbështetje më të mëdha liderëve që janë të pa korruptuar dhe qeverive që kanë për misionin normën dhe paanshmërinë ligjore. Kosova prej pasluftës e deri më tani është keq qeverisur dhe nga masa që është abuzuar, kemi mbetur vendi me pa perspektive në Evropë, dhe zgjedhjet e 6 tetorit të 2019, që mendoheshin si kthesë pozitive për të ardhmen e vendit, u zhvlerësuan duke rrëzuar qeverinë legjitime e duke rikthyes atë negative.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".