Policia jep detaje për shkatërrimin e billbordit “Liria ka emër”

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 09:46
Policia jep detaje për shkatërrimin e billbordit “Liria ka emër”

Billbordit të vendosur në hyrje të komunës së Graçanicës “Liria ka emër”, i është vënë flaka, në mëngjesin e sotëm. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas tij, tashmë është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast dhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë.

“Po, është pranuar informata lidhur me dëmtimin e pjesshëm të tabelës reklamuese (Billboard-it) që ka qenë e vendosur në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që dëmtimi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast ndërlidhur me këtë edhe për identifikimin e personave që mund të jenë përfshirë”, ka deklaruar Borovci. 

(Kosova Sot Online)