Ndodh mrekullia: Shpëtohet alpinisti pasi zemra nuk i punoi për 45 minuta

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 09:49
Ndodh mrekullia: Shpëtohet alpinisti pasi zemra nuk i punoi për 45 minuta

Alpinisti që u shpëtua pasi humbi në Parkun Kombëtar Amerikan gjatë natës u rikthye në jetë pavarësisht nga fakti se zemra e tij nuk punoi për 45 minuta, raporton BBC.

Zemra e alpinistit ndaloi në spital.

Michael Knapinski, 45-vjeç, humbi javën e kaluar në Parkun Kombëtar Rainer, ku temperaturat ishin shumë të ulta.

Pasi u gjet ai u dërgua me ajër në një spital në Seattle. Kur arriti në spital, ai kishte një puls, por më pas zemra e tij u ndal.

“Zemra e tij u ndal ndërsa ai ishte në dhomën e urgjencës”, tha doktor Jenelle Badaluk.

Mjekët e ringjallën dhe e lidhën me ECMO

Një ekip mjekësh më pas kryen reanimacion kardiopulmonar në Knapinski dhe e lidhën atë me një pajisje ECMO që derdhte gjak nga trupi i tij në mushkëri dhe zemër, duke mundësuar kështu ruajtjen e rrjedhjes së gjakut në trupin e tij. Pas 45 minutash, zemra e tij filloi të rrihte përsëri, dhe dy ditë më vonë ai u zgjua.

(Kosova Sot Online)