Gjesti i madh i Labit, kthehet nga Evropa për t’i mbledhur paratë për shërimin e Valentinës

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 11:28
Gjesti i madh i Labit, kthehet nga Evropa për t’i mbledhur paratë për shërimin e Valentinës

Këngëtari Labinot Tahiri njihet për punën e tij humanitare. Labi ka dëshmuar se ka arritur që t’u dalë në ndihmë shumë kosovarëve që kanë vuajtur nga sëmundje të ndryshme.

E kësaj radhe Labi po bën një gjest të madh. Ai nga Evropa po kthehet në Kosovës për t’i dalë në ndihmë Valentinës 24-vjeçare e cila së fundmi është diagnostikuar me Lukemi Akute.

Për shërimin e saj duhen shuma të mëdha parash.

Në vazhdim gjejeni postimin e plotë të Labit:

MIRËMENGJESI ZEMRAT E SHQIPËS!

Edhe pse pa gjumë,tani me emrin e Zotit po nisem i buzëqeshur pêr Kosovë edhe pse doja të qëndroja 2 javê në Evropë!

Qëllimi pse po kthehem është që t’ia tubojmë paratë Valentines 24 vjeqare,  e cila vuan nga Leukemia!

Mos harroni, ne jemi askushi pa njeri tjetrin!

Zoti dhuron mirësi e forcë vetem kur jemi njëzêri për çfardo qoftë!

I falenderoj të gjitha familjet shqiptare në DIASPORË,  ku me qindra nga ato më kanë ftuar nëpër shtëpitë e tyre për të më nderuar me darkë apo drekë!!

Paratë për Valentinën do të tubohen!

Zoti ju bekoftë!

(Kosova Sot Online)