Një 41-vjeçar vdes nga COVID-19 në Podujevë

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 15:20
Një 41-vjeçar vdes nga COVID-19 në Podujevë

Një 41-vjeçar ka vdekur si pasojë e koronavirusit në Podujevë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ku u njoftua për numrin e rasteve të reja si dhe vdekjeve në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar gjithsej 690 raste nga 1.566 testime si dhe 16 të vdekur.

Më i riu për nga mosha është 41-vjeçari nga Podujeva, i cili tri ditë më parë u varros babai i tij, pasi vdiq nga koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

41-vjeçari ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive. 

(Kosova Sot Online)