Gaxherri: Mos qani me lot krokodili, votojeni Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

  • E.K /
  • 17 November 2020 - 15:48
Gaxherri: Mos qani me lot krokodili, votojeni Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kritikuar partitë opozitare për mos votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ajo është shprehur se deputetët e opozitës nuk duhet të qajnë me lot krokodili, por duhet të japin kontributin e tyre në votimin e këtij Projektligji.

“Ta votojnë Projektligjin sepse është paraparë fondi rezervë për pandeminë. Ky Projektligj është shumë i nevojshëm, andaj i lus deputet qw mos tw qajnw me lot krokodili, por tw japin kontributin duke votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë ajo.

Gaxheri ka pasur fjalë të mira për ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, kështu edhe ka përmendur disa nga sukseset e tij.

“Është bërë punësimin i të gjithë specialistëve, trajtimi i pacientëve bëhet edhe në spitalet regjionale, janë shtuar testimet, janë tri aparatura për kryerjen e testeve PCR për Covid-19, janë angazhuar 48 profesionistëve në Luginën e Preshevës, si dhe janë dhënë shtesa për punëtorët shëndetësorë”, ka deklaruar ajo, raporton Express.

Tutje Gaxheri ka thënë se Qeveria Hoti nuk ka marrë donacione nga Serbia, e as nuk ka keqpërdorur buxhetin e vendit.

“Kjo qeveri nuk ka përdorur donacione nga Serbia, nuk ka keqpërdorur buxhetin, nuk po bënë selektime partiake në zgjedhjen e specializantëve. Ne jemi para një sfide të vështirë. Secili nga ne kemi përgjegjësi. Ne jemi dëshmitarë se po humbim më të dashurit tonë, andaj thirrni arsyes, jeni në nivel të detyrës dhe mos politizoni me situatën”, ka shtuar ajo.

(Kosova Sot Online)