Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 08:03
 Këto janë ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

Media sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

10:00

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 si dhe Raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)

10:00

Specialistët e papunë të Stomatologjisë të mërkurën protestojnë para MSH-së ( Para Ministrisë se Shëndetësisë, Prishtinë)

10:00

Anëtarët e Grupit “Auto Drenica O2” mblidhen në Prekaz për të nderuar luftën e UÇK-së dhe drejtuesve të saj të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë rast, do të shpërndahen flamuj të UÇK-së dhe “stickersa”. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz)

10:30

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës organizon konferencën shkencore ndërkombëtare “Qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimi ekonomik: Perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri Avdullah Hoti. (Transmetim live: meet.google.com/vse-iciw-ynt)

11:00

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencë me rastin e lansimit të dokumentit “Raporti mbi performancën e komunave në fushën e komunikimit me qytetarë”. (Për shkak të rrethanave me pandeminë, konferenca transmetohet vetëm “live” në faqet e Facebookut të D4D, FES dhe EkonomiaOnline)

11:00

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë informohet lidhur me vizitën e delegacionit homolog të Kuvendit të Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës bën intervistimin e dëshmitarëve, lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”: Blerim Kuçi, ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, Fatos Qerimi, sekretar i përgjithshëm; Arsim Janova, kryesues i Bordit dhe Petrit Pepaj, drejtor menaxhues, i Zyrës së Rregullatorit për Energji si dhe Arben Çitaku, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

(Kosova Sot Online)