Banda "PRONTO" është gati të bëhet ortak me bandat tjera të Avdullah Hotit për të shpëtuar nga kërcënimet e Listës Srpska

Banda
Banda

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 November 2020 - 07:53

Shkruan: Reshat Badallaj

Sëmundja e këtyre bandave mjerisht është e pashërueshme. Për të shpëtuar vendi nga kjo sëmundje duhet të vjen një epokë e re, përndryshe nuk do të shohim asgjë të mirë pos hajnisë e korrupsionit, ose në qoftë se mendon dikush nga kokë qypat se nuk është kështu le të bëhet burrë dhe të del publikisht dhe të thotë se nga pas lufta kemi bërë këtë të mirë për vendin dhe qytetarin, dhe ne pastaj t´ia numërojmë një nga një të gjitha dhe t´i zbardhim faqet e historisë të rrugës të këtyre bandave që e kanë kalëruar nga pas çlirimi e deri më sot.

-Na pëlqej apo nuk na pëlqej neve duhet pranuar se kjo banda e Dullës nuk ka ymër nga Beogradi ose si i thonë lista serbe, kur dihet botërisht se lista serbe asgjë nuk bënë pa urdhër të Beogradit. Gjaksori serbian Rakiq, po i qon selam Dullës se po nuk bëtë si themi ne, atëherë mirë u pafshim dhe thyhet si xhami kjo bandë e faqes së zezë pa asnjë të bardhë. Mirëpo, një gjë duhet ditur se gabim të madh e bëjnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe le të thotë dikush cila bandë deri më tani ka bërë pa listën srpska, pa Beogradin? Kjo ka ndodhur gjithmonë pas luftës e deri më tani. Ose mundë të bëjmë një pyetje te thjeshtë por shumë të logjikshme: Cila bandë ose dikush që po i thonë qeveri e kreu mandatin deri në fund? Dhe, do ishte mirë të marrim përgjigje konkrete përse? Banda e Dulles me ato bandat satelit që i ka është e pamundur të vazhdoj deri në fund dhe mu për këtë po e pret momentin ajo banda që më duket i kanë thënë banda "PRONTO" dhe të bëhet ortak me këto bandat tjera.

Por të mos e harroni dhe të mbani mend se prapë se prapë nuk e kanë ymrin e gjatë sepse këto banda ogurzeza nuk e kanë hallin e qytetarit, por halli i tyre është kapja e pushtetit dhe pastaj të vrapojnë pas hajnisë si korbat pas kufomave të vdekura. Dhe halli tjetër është halli i pazareve të këtyre bandave që langonjtë që i kanë përreth lehin që krye lehaqenet e tyre të bëhen president i vendit, bile lehin sertë . Futja e bandës "PRONTO", eventualisht vetëm që një kohë do të qetësonte situatën, por më vonë serish do të bëhen pikë e pesë dhe nuk kanë qare pa shkuar në zgjedhje. Nuk mund të pajtohen në ndarjen e hiseve sepse janë dëshmuar trashëgimisht që e kanë në gjak pushtetin dhe hajninë. Këtë e themi pa më të voglin dyshim dhe pa hamendje, bile me përgjegjësin më të lartë morale, juridike dhe penale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".