Prishtinë: Nën kërcënim të armës në market grabitë rreth 40 euro

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 09:38
Prishtinë: Nën kërcënim të armës në market grabitë rreth 40 euro

Një grua në Prishtinë ka raportuar një Polici se një person i panjohur me revole është futur në marketin ku punon dhe i ka kërkuar para. Nën kërcënimin e armës, ai ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme.

“Viktima f/k ka raportuar se një person i panjohur është futur në market me revole në dorë dhe i ka kërkuar para, nën kërcënim ka arritur të grabisë rreth 40 euro para të gatshme. Nuk raportohet për të lënduar. Hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)