Miratohet testi i shpejtë për koronavirus, jep rezultatin për 30 minuta

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 10:07
Miratohet testi i shpejtë për koronavirus, jep rezultatin për 30 minuta

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara ia kanë dhënë dritën e gjelbër përdorimit emergjent të një testi të shpejtë për koronavirus, I cili e jep rezultatin Brenda 30 minutave.

Njoftimi i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve paraqet hap të rëndësishëm në përpjekjet për zgjerimin e opsioneve për menaxhimin e pandemisë përtej qendrave shëndetësore dhe qendrave të testimit.

Megjithatë, për t’iu nënshtruar këtij testi përsëri do të nevojitet një fletë përshkruese nga mjeku, i cili mund ta kufizojë numrin e testimeve, shkruan The Guardian.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten shteti më i prekur në botë nga pandemia me 11.34 milionë persona të infekuar dhe gati 250.000 viktima.

Gjatë muajit nëntor, dyzet e një shtete të ShBA-së kanë shënuar rekorde të rasteve ditore të vdekjeve, ndërsa 26 kanë raportuar rekorde të numrit të personave të hospitalizuar, sipas të dhënave të agjencisë Reuters.

(Kosova Sot Online)