Ushtarët e FSK-së parakaluan në rrugët e Rahovecit

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:46
 Ushtarët e FSK-së parakaluan në rrugët e Rahovecit

Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK), paraditen e së mërkurës ka parakaluar në rrugët e Rahovecit.

Ushtarët e FSK-së bashkë me të parin e komunës së Rahovecit kanë bërë nderime pranë shtatores së heroit të kombit Xhelal Hajda “Toni”, si dhe Selajdin Mullabazi “Mici”.

Ushtarët e FSK-së pas kësaj do të shkojnë dhe tek “Maja e Shkodranit”.

Aty kryetari Latifi do të shpërndaj edhe disa mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së.

(Kosova Sot Online)