Arsim Janova e arsyeton para deputetëve lejen 40-vjeçare për KELKOS-in

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 11:49
Arsim Janova e arsyeton para deputetëve lejen 40-vjeçare për KELKOS-in

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Arsim Janova e ka arsyetuar lejen 40-vjeçare që i është lëshuar kompanisë KELKOS me kushtin që ta ripërtërijë lejen mjedisore në kohëzgjatje brenda pesë viteve.

Janova ka thënë para deputetëve anëtarë të Komisionit hetimor parlamentar mbi lincensimin e hidrocentraleve se kanë pasur të drejtë t’ia japin kësaj kompanie një leje të tillë, pasi ministria e Ambientit ka sjellë leje mjedisore për këtë.

“ZRRE-ja ka lëshuar leje tu marrë parasysh që licensa që ka qenë njëvjeçare ka skaduar në 13 tetor të këtij viti dhe ne me të 14 e kemi ndërpre operimin e këtyere hidrocentrale… Leja mjedisore është sjellë nga ministria, kështu që ne kemi qenë të detyruar me ligj ta vazhdojmë procesin, që ka qenë kusht i vetëm”, ka thënë Janova.

Me tri vota për dhe një kundër, ky propozim i ZRRE-së ka kaluar para disa ditësh duke i dhënë lejen kompanisë KELKOS që të prodhojë rrymë me hidrocentralet Belaja dhe Deçani. 

(Kosova Sot Online)