Prishtinë, kamioni godet këmbësorin

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 13:12
 Prishtinë, kamioni godet këmbësorin

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë, ku i lënduar ka mbetur një person.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se një kamion ka shkelur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën B, ka ndodhur një aksident trafiku  në mes një automjeti (kamion transportues) dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit rrugor lëndime trupore ka pësuar këmbësori i  cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i  trafikut”, ka deklaruar Ahmeti.

(Kosova Sot Online)