Spitali i Mitrovicës për kufomën e pacientit ia lë përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë

  • E.K /
  • 18 November 2020 - 14:39
Spitali i Mitrovicës për kufomën e pacientit ia lë përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë

Spitali i Mitrovicës ka dal me një sqarim në lidhje me rastin e lënies së trupit të pa jetë të pacientit për disa orë në një dhomë me pacientët tjerë.

Ky Spital ka deklaruar se tërheqja e trupave të pa jetë të pacientëve të dyshuar me Covid-19, është përgjegjësi e Qendrës Operative të Ministrisë së Shëndetësisë..

Sipas spitalit, trupi i pa jetë nuk mund të tërhiqet nga familjarët derisa nuk ka rezultat të testit për Covid-19.

“Ju informojmë  se në momentin e vdekjës së pacientit, kemi qenë në pritje të rezultatit nga IKSHP lidhur me pranin e infeksionit nga COVID19, per shkak se prania e infeksionit i nderron komplet proceduart e tërheqjes së trupit të pa jetë dhe ato pasuese, gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Qendren Operative Emergjente e cila është përgjegjëse për marrjen e trupave të pa jetë dhe procedurat pasuese, andaj, tërheqja e trupave të pa jetë të cilët kanë nderruar jetë si pasoj e COVID 19 është ne kompetencen e QOE-Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në reagimin e spitalit.

Reagimi i plotë:

Duke dashur që të evitohet dezinformimi dhe përhapja e panikut tek qytetarët e Mitrovicës dhe rrethinës, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm Mitrovicë ndihet i obliguar të sqaroj rrethanat e operimit profesional të Spitalit.

Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, është duke punuar konform rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me pandemin me të cilën po përballemi, në të njejtën kohë duke punuar me të gjitha kapacitetet në Ambulancat Specilaistike dhe Sallat Operative me të vetmin qëllim që qytetaret tonë mos të privohen nga marrja e shërbimeve shëndetësore.

Ju informojmë, se Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë është duke trajtuar pacientët  e infektuar me COVID 19, edhe pse kjo për punëtorët e Spitalit tonë paraqet ngarkesë duke ditur se jemi duke ofruar edhe shërbime të tjera Ambulantore dhe Operative përveq trajtimit të pacientëve me COVID 19.

E kemi për obligim të reagojmë lidhur me shkrimet në disa medie-portale  në lidhje me një rast të vdekjës në Sptialin tone nga Covid 19.

Është e pa denjë dhe jo profesionale të publikohen fotografi të trupit të pa jetë dhe te ipen konkluzione jo profesionlale dhe jo etike.

Ju informojmë  se në momentin e vdekjës së pacientit, kemi qenë në pritje të rezultatit nga IKSHP lidhur me pranin e infeksionit nga COVID19, per shkak se prania e infeksionit i nderron komplet proceduart e tërheqjes së trupit të pa jetë dhe ato pasuese, gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka krijuar Qendren Operative Emergjente e cila është përgjegjëse për marrjen e trupave të pa jetë dhe procedurat pasuese, andaj, tërheqja e trupave të pa jetë të cilët kanë nderruar jetë si pasoj e COVID 19 është ne kompetencen e QOE-Ministria e Shëndetësisë.

Spitali i Përgjithshëm – Mitrovicë i siguron të gjithë qytetarët se do të vazhdoj të punoj pa ndalshëm dhe me të gjitha kapacitetet në të mirë të shëndetit të qytetarëve tonë edhe për kundër sfidave, vështërsive të cilat shpesh herë imponohen nga qarqe dashakeqëse.

(Kosova Sot Online)