Ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 07:59
Ngjarjet më të rëndësishme të ditës në Kosovë

9:00
Në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë dëshmon Arben Hajdaraj, zyrtar i Policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204)

9:00
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të pranojë një donacion nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë. (Depoja e MSh-së, objekti prapa RTV 21)

09:30
Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Ferizaj mbahet seanca gjyqësore kundër Taulant Salihajt për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar”, sipas KPRK-së”. (Gjykata Themelore, Ferizaj)

10:00
Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë dy interpelanca të kryeministrit Hoti. (Kuvendi i Kosovës)

10:00
Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

11:00
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) lanson Qendrën për Raste Gjyqësore Strategjike, e cila do të angazhohet për mbrojtjen e të mirës publike. (Transmetim live në faqet e Facebookut të GSJP dhe EkonomiaOnline)

11:00
Grupet e partive opozitare në Kuvendin Komunal të Lipjanit mbajnë konferencë shtypi, në lidhje me keqpërdorimet në konkursin e fundit publik të Drejtorisë së Arsimit dhe parregullsi të tjera në fushën e arsimit në këtë komunë. (Ndërtesa e Komunës, Lipjan)

11:00
Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe Komunës së Obiliqit bëhet inaugurimi i Pilot Projektit për prodhim te energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme- sistemit fotovoltaik. (Ndërtesa e Komunës, Obiliq)

13:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mban konferencën me temën “Javët e Biznesit Kosovar 2020”, e cila sivjet do të ndryshojë formën e organizimit për shkak të gjendjes me pandeminë. (Zyrat e AKB-së, Rr. “Lidhja e Prizrenit”, Prishtinë)

14:00
OJQ ”Vizioni Rinor i Shalës” do të bëjnë vendosjen e një harte relievore me objekte të trashëgimisë si dhe do të vendosen 7 tabela informuese me foto dhe mbishkrim në shtatë objekte të trashegimisë në tri fshatra të rajonit të Shale së Lipjanit. (Fshati Shalë, Lipjan)

(Kosova Sot Online)