Shteti i kontrolluar nga strukturat e fshehta serbe nuk po arrin ta bënë dhe voton Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Shteti i kontrolluar nga strukturat e fshehta serbe nuk po arrin ta bënë dhe voton Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike
Shteti i kontrolluar nga strukturat e fshehta serbe nuk po arrin ta bënë dhe voton Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Xhevat Meha

  • 19 November 2020 - 07:53

Shkruan: Xhevat Meha

Dështimi i qeverisë dhe dështimi i deputetëve që kanë votuar këtë qeveri për të kaluar Ligjin për rimëkëmbje ekonomike është veprim shumë normal i funksionimit të drzhaves së Kosovës. Pikërisht për veprime të tilla është ndërtuar drzhava e Kosovës nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe. Drzhava e Kosovës është ndërtuar që në vazhdimësi të degradoj dhe shkatërroj jetët e qytetarëve. Mos miratimi i këtij ligji është vetëm vazhdim i degradimit dhe shkatërrimit që vijon qysh nga ndërtimi dhe vënia në funksion e drzhavës së Kosovës.

-Është e vërtetë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësi ndaj interesit të qytetarëve, për faktin se kanë marrë besimin e qytetarëve për t'i quar përpara interesat e qytetarëve. Mirëpo, nuk është e pritshme që deputetët të cilët e votuan qeverinë të kenë përgjegjësi të njëjtë edhe ndaj qytetarëve me deputetët që nuk e kanë votuar qeverinë. Kjo rrjedh nga fakti se deputetët që e votojnë e shohin qeverinë e votuar si mënyra më e mirë e çuarjes përpara të interesit të qytetarëve, kurse deputetët që nuk e votojnë qeverinë, çuarjen përpara të interesit të qytetarëve e shohin ndryshe.

për mos miratimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike bie tërësisht mbi të gjithë deputetët që e kanë votuar këtë qeveri. Dështimi i qeverisë për ta kaluar këtë ligj qeveritar është tërësisht dështim i të gjithë deputetëve që kanë votuar këtë qeveri. Për interesin e qytetarëve është shumë e rëndësishme se si dhe çfarë është ky dështim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".