Si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo? - Mjeku shpjegon arysen

  • E.K /
  • 19 nëntor 2020 - 08:11
Si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo? - Mjeku shpjegon arysen

Mjeku imunolog Genc Sulçebe i ka dhënë shpjegim se si ekziston mundësia që njerëzit mund të jetojnë dhe flenë bashkë, por dikush sëmuret rëndë me Covid-19 dhe tjetri nuk ka asnjë simptomë.

Sipas mjekut, duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme në pakësojmë sasinë e virusit që marrim dhe atëherë sëmundja kalon lehtë.

Si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo?

‘Duhet të kemi parasysh se përgjigjja imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëherë edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëherë sëmundja kalon më rëndë. Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera’, tha Sulçebe.

Sa zgjat imuniteti i njeriut pasi kalon Covid-19?

‘Për këto 7-8 muaj që ka filluar ky infeksion nuk mund të përcaktohet me saktësi sesa zgjat, por këtu ndihmon studimi, studimet imunologjike në laborator të cilat kanë treguar se megjithëse niveli i antitrupave të cilat krijohen mbas infeksionit, mund të ulet pas 3-4 muajve, kjo nuk do të thotë asgjë sepse në fakt janë zbuluar që kemi qeliza kujtesë të sistemit imunitar të cilët janë aty të pranishme dhe janë të mjaftueshme për të ruajtur një kujtesë imunitare të paktën 6 muaj, por ka shumë mundësi që mund të jetë edhe me vite, duke pasur parasysh tani çfarë vrojtimesh janë bërë edhe në infeksionin Sars Covid 1 që ka ndodhur rreth 18 vite më para’, ka përfunduar mjeku imunolog.

(Kosova Sot Online)