Ministri Zemaj thotë se po punon deri në orët e vona, “Ministri ende në punë”

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 08:23
 Ministri Zemaj thotë se po punon deri në orët e vona, “Ministri ende në punë”

Rastet me COVID 19 në Kosovë ditëve të fundit kanë shkuar vetëm duke u rritur.

Njëjtë ka ndodhur edhe me të infektuarit që nuk kanë arritur që ta mposhtin këtë sëmundje.

Si rrjedhojë, në vend janë marrë disa masa të reja preventive nga institucionet.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar kufizime të reja, por, që thotë se nuk do të ketë mbyllje totale.

Ai mbrëmë ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet në terren në orët e mbrëmjes.

“Ministri ende në punë”, shkruhet në atë fotografi ku shihet se është shkrepur rreth orës 23:00.

Zemaj pak para mesnatës ka zhvilluar vizita në të gjitha repartet e QKUK-së për të parë nga afër trajtimin që po iu bëhet pacientëve të shtrirë në to.

(Kosova Sot Online)