Mezi i thotë disa fjalë nga kolla dhe zënia e fytit, çfarë po ndodh me Vladimir Putinin

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 10:00
Mezi i thotë disa fjalë nga kolla dhe zënia e fytit, çfarë po ndodh me Vladimir Putinin

Kremlini të mërkurën u detyrua t’i mohonte dyshimet se presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndonjë problem shëndetësor pasi ai u kollit disa herë gjatë kohës kur e kishte fjalën në një takim virtual me zyrtarët shtetërorë.

Presidenti rus, 68 vjeç, pati vështirësi që të përfundonte një fjali përderisa fliste me zyrtarë të lartë për problemet akute financiare të shtetit, që janë shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, shkruan Daily Mail.

Videoja më vonë u editua dhe në të dukej se kollitja e Putinit ishte më e lehtë, kur pamjet u publikuan nga zyra e presidentit.

Agjencia shtetërore e lajmeve, TASS, e pyeti Kremlinin për shëndetin e Putinit, por zyrtarët thanë se gjendja e presidentit rus është absolutisht normale. “Presidenti kërkoi falje dhe e vazhdoi takimin pothuajse pa pauzë”, shkroi kjo agjenci.

Ndryshe nga udhëheqësit tjerë botërorë, si Boris Johnson e Donald Trump, besohet se Putini deri më tani e ka shmangur infektimin me koronavirus.

Pavarësisht se Rusia i ka miratuar dy vaksina kundër COVID-19, Putini nuk e ka marrë asnjërën prej tyre. Ai ka qëndruar kryesisht i izoluar muajve të fundit pasi në prill kishte pasur kontakte me mjekë të infektuar në një klinikë të Moskës.

(Kosova Sot Online)