Një punëtor pëson lëndime trupore pasi bie nga skelet

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 10:49
 Një punëtor pëson lëndime trupore pasi bie nga skelet

Një punëtor është lënduar dje në vendin e tij të punës në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor, sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJËSIM/DËMTIM I PAJISJEVE MBROJTËSE NË VENDIN E PUNËS/Fshati Llapnasellë, Graçanicë 18.11.2020-09:20. Raportohet se viktima m/k derisa ishte duke punuar ka rënë nga skelet dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut përjetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse.

(Kosova Sot Online)