Sondazh: Amerikanët më shumë u gëzuan që humbi Donald Trump sesa që fitoi Joe Biden

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 11:12
Sondazh: Amerikanët më shumë u gëzuan që humbi Donald Trump sesa që fitoi Joe Biden

Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën, më shumë amerikanë janë gëzuar që në zgjedhjet presidenciale humbi Trumpi sesa që ato i fitoi Bideni.

Në bazë të sondazhit të kryer nga Universiteti Monmouth në Neë Jersey, shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale kanë qenë të drejta, ndonëse shumica e votuesve të Trumpit mendojnsë se fitorja e Bidenit ka ardhur nga manipulimet.

Në përgjithësi, 34 për qind e publikut amerikan është i gëzuar dhe 18 për qind i lumtur për humbjen e Trumpit, ndërsa vetëm 28 për qind janë të pakënaqur dhe 10 për qind të zemëruar nga kjo humbje, shkruan Anadolu.

Në anën tjetër, vetëm 25 për qind e pjesëmarrësve janë të kënaqur dhe 26 për qind të lumtur për fitoren e Bidenit, ndërsa 29 për qind janë të pakënaqur dhe 15 për qind të zemëruar, sipas rezultateve të këtij sondazhi.

Brenda grupit që e kanë votuar Bidenin, 57 për qind thanë se janë të lumtur që kandidati i tyre ka fituar, por 73 për qind janë të lumtur të Trumpi ka humbur.

Sondazhi tregon se në Shtetet e Bashkuara ende ekziston përçarje e konsiderueshme mes përkrahësve të dy partive. 60 për qind e amerikanëve besojnë se Bideni fitoi qartazi dhe me drejtësi, ndërsa 32 për qind thonë se ai fitoi përmes mashtrimeve me vota.

(Kosova Sot Online)