Haradinaj-Stublla për Ditën Kombëtare të Monakos: Jemi të përkushtuar për bashkëpunim

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 12:05
Haradinaj-Stublla për Ditën Kombëtare të Monakos: Jemi të përkushtuar për bashkëpunim

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla, në emër të Kosovës dhe popullit, ka uruar popullin e Principatës së Monakos, me rastin e Ditës Kombëtare, të njohur ndryshe edhe si Dita e Princit.

Në urimin e Kryediplomates Haradinaj-Stublla theksohet se Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zgjeruar e thelluar edhe më shumë bashkëpunimin bilateral dhe diplomatik me Principatën e Monakos, në të gjitha fushat me interes.



Principata e Monakos, shtet-qytet në brigjet e Mesdheut, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës pak javë pas shpalljes së saj, saktësisht më 19 mars 2008, dhe të njëjtën ditë janë vendosur edhe marrëdhëniet diplomatike midis të dyja vendeve.

(Kosova Sot Online)