Milaim Zeka: E kam informuar Hashim Thaçin se po i përgatitet një atentat ndaj tij

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 12:20
Milaim Zeka: E kam informuar Hashim Thaçin se po i përgatitet një atentat ndaj tij

Ish-deputeti Milaim Zeka, ka deklaruar se e kishte informuar ish-Presidentin Hashim Thaçi se ndaj tij po përgatitej një atentat.

Zeka ka thënë se një pjesëtar i Forcave të Sigurisë Speciale i cili ishte familjar i një zyrtari të lartë politik po përgatitej për ta vrarë Thaçin.

“E kam informuar presidentin Hashim Thaçin se po i përgatitet një atentat ndaj tij, nga një pjesëtar i Forcave të Sigurisë Speciale, familjar i një zyrtari të lartë politik që ka qenë në qeveri, këtë punë e di presidenti, informacioni ka dalë i saktë, janë kanë edhe autoritetet në dijeni për këtë”, ka thënë Zeka.

(Kosova Sot Online)