Deputetja Teuta Haxhiu tregon numrin e trupave të pajetë që janë gjetur në Rashkë

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 12:23
Deputetja Teuta Haxhiu tregon numrin e trupave të pajetë që janë gjetur në Rashkë

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, deklaroi në Kuvendin e Kosovës se sipas informacioneve që ka numri i trupave të pajetë të shqiptarëve të masakruar që janë gjetur së fundmi në Rashkë të Serbisë, është 16.

Edhe pse akoma nuk është konfirmuar numri i trupave të pajetë që janë gjetur në rajonin e Rashës, deputetja Haxhiu tha se bëhet fjalë për 16 trupa.

“Nga aty janë gjetur 16 trupa të pajetë të shqiptarëve të masakruar, pas 20 vitesh”, tha Haxhiu në Kuvend.

“Shqiptarët që u masakruan në Kosovë u bartën në tokën e armikut, kurse luftëtarët tanë luftuan në tokën e vetë”, shtoi ajo ndër të tjera.

Tutje, Haxhiu tha se të pagjeturit janë plagë e hapur e shoqërisë sonë dhe tema e të pagjeturve duhet të na bashkojë e jo të na ndajnë.

Ndryshe, Ibrahim Makolli, Kryesues i grupit punues për të pagjeturit, dje në “Frontal” ka dhënë detaje për kërkimet që po zhvillohen në Rashkë të Serbisë, ai ka thënë se mbetjet mortore kanë origjinë njerëzore por akoma nuk dihet numri i saktë i trupave të pajetë e as prejardhja e tyre se prej cilave pjesë të Kosovës vijnë. 

(Kosova Sot Online)