Përkeqësohet gjendja e kreut të kishës ortodokse pas infektimit me koronavirus

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 12:34
Përkeqësohet gjendja e kreut të kishës ortodokse pas infektimit me koronavirus

Gjendja e patriarkut serb, Irinej, është përkeqësuar, pas infektimit nga Covid 19, njofton Kisha Ortodoske Serbe.

Sipas deklaratës nga Kisha Ortodokse Serbe, publiku do të informohet për gjendjen e patriarkut në kohën të përshtatshme.

“Këshilli i përhershëm i mjekëve, në prani të mjekëve nga Federata Ruse, po monitoron gjendjen e përgjithshme dhe klinike të Shenjtërisë së Tij Patriarkun e Serbisë z. Irinej. Publiku do të vazhdojë të informohet për gjendjen e tij shëndetësore”, u tha në njoftimin Kisha Ortodokse Serbe.

Patriarku Irinej është duke marrë trajtim mjekësorë prej 5 nëntorit.

Ndryshe, në fund të tetorit, nga virusi Covid 19 vdiq kreut i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, patriarku Amfilohije.

Besimtarë dhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe, gjatë homazheve të Amfilohije, i kishin puthur dorën kufomës. Ky ritual u kritikua për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit. 

(Kosova Sot Online)