Ja kur do filloj vaksinimi në Evropë

  • E.K /
  • 19 nëntor 2020 - 13:52
Ja kur do filloj vaksinimi në Evropë

Vaksina e Pfizer dhe Biontech mund të shpërndahet në Europë që në mesin e muajit dhjetor. Këtë e tha shefi ekzekutiv i Biontech, pas njoftimit se vaksina mund të ofrojë një mbrojtje deri në 95 përqind.

“Nëse bëjmë llogari optimiste në Europë, vaksina mund të aprovohet në gjysmën e dytë të muajit dhjetor. Do të varet nga kërkesat që do të marrim dhe nëse kushtet do të jenë plotësuar. Në shtetet e Bashkuara aprovimi është i mundur në fund të gjysmës së parë të dhjetorit.

Sa i përket të dhënave përfundimtare të fazës së tretë të eksperimentit mund të them se ishin një sukses i vërtetë. Ne kemi vëzhguar 95%, mbrojtje nga sëmundja dhe një tjetër gjetje e rëndësishme ishte se mbrojtja rezultoi njëjtë mes moshave të ndryshme.”, u shpreh, Ugur Sahin, shef ekzekutiv i Biontech.

(Kosova Sot Online)