Deputeti Hekuran Murati tregon se çka ndodhi sot në Kuvend

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 14:47
Deputeti Hekuran Murati tregon se çka ndodhi sot në Kuvend

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, është deklaruar situatës që u krijua në Kuvendin e Kosovës, me deputetët e LDK’së.

Murati tha se nuk ka pasur përplasje fizike.

“Nuk ka ka pasur përplasje vetëm ndërhyra me i nda. Nuk pati përplasje ndërhyra për me i qetësua. Nuk ka pasur asnjë sulm fizik”, ka deklaruar Murati.

Murati tha se deputetët e LDK’së e kanë penguar deputeten e VV’së të flasë.

“Ka qenë një situatë e tensionuar ku deputetët e LDK-së kanë tentuar mos ta lejojnë të flasë deputeten Saranda Bogujevci”, ka thënë Murati.

Ndërkohë, seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi deputetët janë shtyrë edhe fizikisht mes vete.

Kjo shihet edhe në një video të realizuar gjatë seancës së sotme.

(Kosova Sot Online)