Donald Trump: Vaksinat do të vijnë shpejt

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 14:57
Donald Trump: Vaksinat do të vijnë shpejt

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar se vaksinat do të vijnë shpejt. Si shpeshherë, të gjitha fjalët i ka shkruar me shkronja të mëdha në fund të fjalisë nuk ka harruar që t’i vendosë 3-4 pikë pikëçuditje.

“VAKSINAT DO TË VIJNË SHPEJT!!!!”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter, ku preferon të shprehet më së shumti për gjërat që ndoshta do të duhej të jepeshin në konferenca normale për gazetarë.

Deklarata e tij erdhi pasi dy kompani amerikane, njëra prej të cilave ka bashkëpunuar me një kompani gjermane, njoftuan se vaksinat e tyre eksperimentale janë rreth 95 për qind efikase.

Njëra vaksinë është zhvilluar nga kompania “Moderna”, ndërsa tjetra nga kompania “Pfizer” në bashkëpunim me kompaninë gjermane “BioNTech”.

Efikasiteti i lartë i vaksinave, rezultat i nxjerrë pas testimit masiv në njerëz, i ka shtyrë prodhuesit që të planifikojnë që shumë shpejt të aplikojnë për licencim.

Më herët, raportoi se një ndër shkencëtarët që e zbuloi vaksinën e kompanisë “BioNTech”, Ugur Sahin, tha se rezultati i testimit është mahnitës, sidomos kur vlerësohet fakti që vaksina ka pasur sukses edhe në trajtimin e të moshuarve.

(Kosova Sot Online)