Latifi kritikon deputetët që u përplasën fizikisht në Kuvend: Diskutuan për të pagjeturit pastaj përfunduan në grushte

  • E.K /
  • 19 November 2020 - 15:11
Latifi kritikon deputetët që u përplasën fizikisht në Kuvend: Diskutuan për të pagjeturit pastaj përfunduan në grushte

Filozofi Blerim Latifi ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës pas përplasjes që ka ndodhur sot në Kuvend.

Latifi ka shkruar në Facebook se deputetët që janë mbledhur sot në debat për të debatuar për të pagjeturit kanë përfunduar duke grushtuar njëri tjetrin.

Ai thotë se kjo tregon se çështja e të pagjeturve nuk do të zgjidhet asnjëherë nga kjo klasë politike.

“Janë mbledhur në Kuvend për të debatuar për të pagjeturit dhe përfundojnë duke grushtuar njëri tjetrin. Ja pse çështja e të pagjeturve nuk do të zgjidhet kurrë nga kjo klasë politike. Ja pse drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë kurrë nuk do të merret seriozisht nga të huajt. Ja pse Serbia nuk duhet të shqetësohet nga kjo klasë politike. Ja pse qytetarët e këtij vendi presin kot ndonjë gjë të mirë nga kjo klasë politike”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)