Ndërron jetë në moshën 138 vjeçare burri më i vjetër në botë

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 09:11
Ndërron jetë në moshën 138 vjeçare burri më i vjetër në botë

Ndërron jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe mund të konsiderohet edhe në botë, i cili sipas dokumentave zyrtare ishte 138 vjeç.

Ahmad Soufi,  anëtar i minorancës kurde u shua në Saqqez, në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun.

Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur në 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet si zyrtarisht më i vjetri në botë, japonezes Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç.

Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e SHBA, Franklin D. Roosevelt./A2CNN

(Kosova Sot Online)