Për 24 orë ngriten 55 aktakuza kundër 73 personave

  • E.K /
  • 20 November 2020 - 10:43
 Për 24 orë ngriten 55 aktakuza kundër 73 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza, kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë  me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar.

Sipas njoftimit për media, janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë një kërkesë për lëshimin e urdhër-arrestit kundër një personi.

Më poshtë lexoni aktakuzat e ngritura nëpër Prokuroritë Themelore në komuna:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një person të dyshuar, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë persona të dyshuar, si dhe ka ngritur 35 aktakuza kundër 50 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një person për 48 orë dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave. 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.

(Kosova Sot Online)