Të korruptuarit po i ofrojnë strehë shpëtimi njeri tjetrit, PDK afër hyrjes në koalicionin kontrabandë me LDK-në

Të korruptuarit po i ofrojnë strehë shpëtimi njeri tjetrit, PDK afër hyrjes në koalicionin kontrabandë me LDK-në
Të korruptuarit po i ofrojnë strehë shpëtimi njeri tjetrit, PDK afër hyrjes në koalicionin kontrabandë me LDK-në

Arsim Haziri

  • 20 November 2020 - 17:40

Shkruan: Arsim Haziri

Qeveria do të zgjerohet, dikush nga PDK do të bëhet president, dhe nga një shmangie e tillë drejt zgjedhjeve do të përfitojnë pak partitë që identifikohen me hajnin dhe keqpërdorimin enorm të kapaciteteve shtetërore. Shto kësaj, për t'i kontribuar një rritje të mundshme elektoral të PDK-së, pritet nga mbështetësit e saj me shpalljen e pafajshëm të Kadri Veselit. Pra, janë disa matematika që po realizohen dhe do t'i shtyjnë fuqishëm e me çdo kusht disa procese, që aspak nuk ndikojnë në rehabilitimin e shoqërisë.

PDK-ja sipas gjitha gjasave do të përfshihet shumë shpejtë brenda qeverisë Hoti. Mbase vetëm një lëvizje e tillë e kësaj partie do të shpëtonte prej një rënie të madhe që vështirë do të ishte e rikuperoheshe në zgjedhjet që do të vijnë . Një situatë e tillë do t'i leverdiste edhe LDK-së, pasi të gjitha sondazhet sociale e kanë dëshmuar një fakt, minimizimin ekstrem të kësaj partie politike pas asaj lojës së pa ndershme, të pistë dhe tradhti profesionale që ja bëri LVV-s duke ngritur mocion rrëzimi të qeverisë pa i mbushur as dy muaj të plotë pune. Kjo matematikë politike ka kohë që është dizajnuar, sado që vendit aspak nuk i duhet një format i tillë qeverisës pasi s'mund të ofroj gjithçka të pritshme siç do ta kërkonte nevoja e përgjithshme. Vendi në këto rrethana nuk do t'i ekspozohet një procesi të ri zgjedhor, fjala është në këtë situatë të tënd dhe të pa perspektive, edhe pse arsyet do të ishin të mëdha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".