Zvicra kërkon 16 vjet burg për kosovaren, helmoi burrin dhe e lidhi me kabllo për fyti

  • S.A /
  • 21 November 2020 - 08:02
 Zvicra kërkon 16 vjet burg për kosovaren, helmoi burrin dhe e lidhi me kabllo për fyti

osovarja 53 vjeçe të dënohet me 16 vjet burg dhe 15 vjet dëbim nga Zvicra për veprën penale tentim vrasjeje, shkruan gazeta Tages Anzeiger.

Gruaja, sipas akuzës, ka tentuar të mbysë të shoqin duke i dhënë me pijen një përzierje helmuese barnash. Pastaj, kur tentimi nuk kishte treguar sukses, ajo ka provuar që ta ngufasë burrin duke ia lidhur në qafë një kabllo.

“Ky është një shembull i dorës së parë i një tentimvrasjeje me helmim”, ka thënë prokurori në pledoajenë e tij.

Motivi i saj për të mbytur bashkëshortin ka qenë i qartë: ata të dy kishin investuar paratë e tyre në disa prona në Kosovë, që ishte një projekt i përbashkët i tyre, përcjell albinfo.ch. Por kur burri kishte gjetur një të dashur më të re në Kosovë dhe kishte dashur t`ia kalonte asaj bashkëpronësinë e shtëpive atje, për gruan gjithçka ishte bërë e qartë: ajo duhej ta hiqte qafe bashkëshortin.

Nga ana tjetër, prokurori ka një akuzë edhe për bashkëshortin, burrin 48 vjeçar që kishte shpëtuar nga vdekja në momentin e fundit. Ai akuzohet për përdhunim, vepër kjo për të cilën prokurori kërkon 4 vjet heqje lirie dhe 10 vjet dëbim nga Zvicra .

“Ai ishte egoist dhe i dhunshëm në marrëdhënien seksuale”, thotë prokurori. Sipas tij, ai e ka poshtëruar gruan gjatë lojërave seksuale.

Küërkesa krejtësisht të ndryshme kanë mbrojtësit e të dyve: ata kanë kërkuar të shpallen të pafajshëm klientët e tyre. Avokati i gruas e ka përshkruar martesën e saj si një martirizim shumëvjeçar. “Ajo është viktima, ai është dorasi”, ka thënë avokati. Sipas tij, klientja e tij kishte vepruar në vetëmbrojtje. Të gjitha këto, avokati i burrit i a quajtur gënjeshtra, transmeton albinfo.ch. Këtu bëhet fjalë për hakmarrjen e një bashkëshorteje të braktisur dhe të zhgënjyer.

Gjykata e Qarkut e Cyrihut do ta shpallë vendimin e saj të mërkurën që vjen.

(Kosova Sot Online )