32 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 22 November 2020 - 10:47
32 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë

32 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, 9 aksidente kanë qenë me të lënduar ndërsa 23 me dëme materiale.

Policia e Kosovës po ashtu ka shqiptuar 581 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Ndërsa, sipas PK-së, në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 652 gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar Ligjin Covid-19.

Kujtojmë që numri i aksidenteve të shkaktuara në trafik vit pas viti është i madh.

Për këtë, ishte marrë vendim edhe për rritjen e gjobave për ata që nuk respektojnë rregullat në trafik.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës, kishte marrë masa shtesë, edhe për ata që nuk respektojnë Ligjin Covid-19.

(Kosova Sot Online)