Ish-drejtori i ShSKUK’së raporton sot para Komisionit Parlamentar Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 08:25
Ish-drejtori i ShSKUK’së raporton sot para Komisionit Parlamentar Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë

Ish-drejtori i ShSKUK’së, Basri Sejdiu, sot do të raportojë para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

“Ish-drejtori i SHSKUK-së Basri Sejdiu raporton në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)”, bëhet e ditur në një njoftim për media.

Ndërkohë, Basri Sejdiu para pesë muajve është shkarkuar nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Sipas një njoftimit të bordit, shkarkimi kishte ardhur si pasojë e performancës jo të kënaqshme   dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.

Në vend të Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.

(Kosova Sot Online)