Gjendja shëndetësore e pacientëve me koronavirus në spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 09:22
Gjendja shëndetësore e pacientëve me koronavirus në spitalin e Pejës

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar sot se aty po trajtohen 124 pacientë të infektuar me COVID-19, derisa 19 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga spitali bëjnë të ditur se 3 pacientë janë në respirator dhe 101 janë në oksigjenoterapi.

Ndërsa 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 124 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 pacientë janë në Respirator, 101 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 19 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërsa, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 515 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, 43 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Online)