Pezullohet tenderi për furnizim me oksigjen medicinal i spitaleve në Kosovë

  • E.K /
  • 23 November 2020 - 14:24
Pezullohet tenderi për furnizim me oksigjen medicinal i spitaleve në Kosovë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka pezulluar sot tenderin për furnizim me oksigjen medicinal.

Tenderi thuhet se është pezulluar për shkak të një kërkese për rishqyrtim në Operatorin Ekonimik.

Shef i Sektorit të Prokurimit në SHSKUK, Selami Krasniqi, ka bërë të ditur se tenderi është anuluar sot.

Ai ka thënë se do ta hapin deri nesër prapë kërkesën për furnizim dhe do të hiqet pezullimi

“Sot është pezulluar tenderi për furnizim me oksigjen. Kemi kërkesë, sot ose nesër do të hiqet pezullimi”, ka thënë ai.

Media ka raportuar ditë më parë, se institucionet publike shëndetësore në vend, kanë mungesë të theksuar të oksigjenit, i cili është shumë i nevojshëm për pacientët me Covid-19.

Drejtorë të spitaleve rajonale kanë treguar për express, se janë në rezervat e fundit të furnizimit, derisa kanë kërkuar të bëhet sa më shpejtë zgjidhje për furnizim, për shkak të  numrit të madh të pacientëve që kanë nevojë për oksigjen.

Pezullimi i tenderit për furnizim me oksigjen, është bërë edhe herëve tjera.

Për shkak se nuk kishte asnjë ofertues, në fillim të këtij muaji, ishte pezulluar tenderi për furnizim me oksigjen medicinal.

(Kosova Sot Online)