Grumbullimet në fushatë zgjedhore, PDK-ja kritikon LDK-në

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 09:57
Grumbullimet në fushatë zgjedhore, PDK-ja kritikon LDK-në

Dje ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

Në këtë komunë kanë qëndruar edhe disa prej figurave kryesore të partive politike, përfshirë këtu edhe kryeministrin Avdullah Hoti e liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Ajo që ka rënë në sy ishte se pak janë respektuar masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Kritika kanë pasur edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.

“A janë tu ditë çka po dojnë e çka po bajnë”, ka shkruar Betim Gjoshi nga PDK-ja teksa ka publikuar një fotografi të tubimit të djeshëm dhe ligjin për pandeminë.

https://www.facebook.com/betim.gjoshi.7/posts/224703152406587

(Kosova Sot Online)