Ia shpëtoi jetën një gruaje, ja se çka i jep Kina si shenjë mirënjohje

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 09:53
Ia shpëtoi jetën një gruaje, ja se çka i jep Kina si shenjë mirënjohje

Një diplomati britanik që e kishte shpëtuar një grua nga mbytja në Kinë i është dhënë një pëlhurë e kuqe, që në këtë shtet paraqet simbol të mirënjohjes.

Pëlhura me mbishkrim kinez iu dha konsullit të përgjithshëm britanik në Chonqing nga vetë studentja 24 vjeçe që ai e shpëtoi nga mbytja në lumë javën e kaluar.

Veprimi i britanikut është vlerësuar lartë nga shumë njerëz dhe është quajtur hero për këtë gjest, shkruan BBC.

“Ky është baneri i parë që kam marrë ndonjëherë në jetën time, ka shumë rëndësi për mua”, tha Ellison për një faqe kineze.

Banerat e kuq në Kinë jepen si shenjë e mirënjohjes dhe është e zakonshme që personat që e pranojnë atë ta shfaqin para të tjerëve si një çmim apo shpërblim të fituar.

Megjithatë, autoritetet kineze nuk kanë ofruar ndonjë shpërblim me vlerë financiare apo diçka të ngjashme për britanikun.

Ndryshe, Kina dhe Britania kohëve të fundit janë përplasur me qëndrime rreth situatës në Hong Kong, ku Kina ka kontroll të madh politik, ndërsa Britania kishte pushtet atje deri në vitin 1997.

(Kosova Sot Online)