Rusia: Gjetëm një anije amerikane në ujërat tona, e ndoqëm, iku

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 10:11
Rusia: Gjetëm një anije amerikane në ujërat tona, e ndoqëm, iku

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të martën se një luftanije ruse ka gjetur një luftanije amerikane të tipit “USS John S. McCain” duke operuar ilegalisht në ujërat ruse në Detin e Japonisë, por e ka ndjekur dhe e ka larguar atë nga zona.

Moska tha se forcat ruse me anijen “Admiral Vinogradov” e kanë paralajmëruar verbalisht anijen amerikane dhe kanë kërcënuar se do ta godasin atë me forcë që të largohej nga zona ku është parë.

Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se pas vërejtjes, anija amerikane është tërhequr menjëherë dhe është vendosur në ujëra neutrale, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Incidente të tilla janë të rralla, por ato i vënë në pah raportet e dobëta diplomatike dhe ushtarake mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, marrëdhëniet e të cilave janë ende të tensionuara që pas Luftës së Ftohtë.

Moska tha se anija ruse ka qenë duke e përcjellë lëvizjen e anijes amerikane, e cila ishte futur dy kilometra përtej kufirit detar. Incidenti thuhet se ndodhi në Gjirin Peteri i Madh.

Sipas zyrtarëve rusë, anija amerikane nuk ka bërë më përpjekje që të futet në ujërat e Rusisë pas tërheqjes.

(Kosova Sot Online)