LAJMI I FUNDIT: 13 viktima dhe 609 raste të reja me koronavirus në Kosovë

  • E.K /
  • 24 November 2020 - 15:04
LAJMI I FUNDIT: 13 viktima dhe 609 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë po tregon sinjale të përkeqësimit. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në vend janë paraqitur edhe 609 raste pozitive me koronavirus.  Ndërkohë janë shënuar edhe  13 rastet të vdekjes.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 609 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

(Kosova Sot Online)