Në marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK AAK-NISMA Ramush Haradinaj do të jetë lojtar i qendrës në garën për president të ri të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 24 November 2020 - 07:46

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Do të ketë ndonjë kandidatë që nuk është forcë unifikuese. E Kosovës i duhet kjo forcë dhe natyrisht edhe vendosmëria dhe guximi për shtet, pa u bërë vegla të huaja dhe pa u frikësuar. Nga politikanët aktual këtë e ka vetëm Ramush Haradinaj. Të tjerët që janë në skenën politikë kanë vështirësi. Po si do të bëhet mbetet të shihet. Marrëveshjet janë afër, por edhe shumë larg. Ka mundësi edhe për zgjedhje. Pa kompromis kjo mbetet.

-Në fushën e koalicioneve të mundshme në Kosovë është ai midis LDK-së dhe PDK-së me NISMA- dhe partitë tjera të vogla. Këtë e ka theksuar disa herë udhëheqësi i LDK-së me deklaratën:"LDK e ka Kryeministrin dhe Presidenti i takon PDK-së". Me këtë tregohet oferta e bërë qartë për koalicion. Disa herë është theksuar se ka pasur diskutime për koalicion edhe në mes Hashim Thaçit e Isa Mustafës dhe natyrisht edhe me Veselin. Faktet e tilla tregojnë se këtej po diskutohet koalicioni. Dhe, nëse kështu nuk shkon, mbeten vetëm zgjedhjet. Natyrisht nëse VV dhe PDK nuk bashkëpunojnë për koalicion Por, pavarësisht kësaj, dua të them se me koalicionet që do të bëhen midis LDK-së dhe PDK-së dhimbja do të jetë e rëndë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".