Kremlini tregon nëse Putin do të injektojë vaksinën ruse kundër Covid-19

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 20:05
Kremlini tregon nëse Putin do të injektojë vaksinën ruse kundër Covid-19

Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të vaksinohet kundër koronavirusit me vaksinën e krijuar nga Rusia. Nga Kremlini thonë se kreu i shtetit s’mund të marrë një vaksinë të pacertifikuar.

“Ne ende s’kemi filluar vaksinimin masiv dhe kreu i shtetit nuk mund të marrë pjesë në vaksinim si vullnetar. Kjo është e pamundur”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

Presidenti Valdimir Putin u tha udhëheqësve të tjerë botërorë javën e kaluar se të dy vaksinat e prodhuara në Rusi kundër Covid-19 janë të sigurta dhe efektive.

Rusia është e pesta në botë nga numri i rasteve të infektimit në botë, duke kaluar shifrën e dy milionëve.

Vaksina Sputnik V u regjistrua në muajin gusht derisa faza e tretë e testimit është duke u zhvilluar.

(Kosova Sot Online)