Muhaxheri për Selmanajn: Njeri nuk ish dashtë me e folë

  • A.P /
  • 24 November 2020 - 21:46
Muhaxheri për Selmanajn: Njeri nuk ish dashtë me e folë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për deklaratën e zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj i cili tha se “jemi lodhë me kësi qasje” teksa flitej për të pagjeturit,

Muhaxheri tha se deklarata e Selmanajt është zmadhuar dhe është nxjerrur nga konteksti.

Ai tha se njeriu kur është në afekt flet edhe ndonjë fjalë që nuk duhet.

“Ju ka nxjerr prej kontekstit dhe ju ka zmadhu puna se njeri nën afekt flet ndonjë fjalë që nuk ish dashtë me e fol. Ata qytetarë që e kanë përjetu këtë e dinë çka do të thotë. Gjyshja jem ka pre kurbana për ata që i ka pasur të humbur. E di vetëm ai që e ka përjetu. Është tepër e ulët me e përdor dikush për qëllime politike”, ka thënë Muhaxheri .

(Kosova Sot Online)