Kërcënime nga klani mafioz, kërkohet që Dritan Abazoviq të vihet në mbrojtje

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 08:45
Kërcënime nga klani mafioz, kërkohet që Dritan Abazoviq të vihet në mbrojtje

Zdravko Krivokapiç, i cili është i mandatuari për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi ka reaguar pas kërcënimeve kundër Dritan Abazoviçit duke kërkuar që të vihet në mbrojtje urgjentisht.

“Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut. Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në vendin tonë.

Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviçit, por edhe qytetarëve të tjerë të vendit tonë” deklaroi ai.

Drejtori ekzekutiv i Koalicionit URA, Zoran Mikië denoncoi se një klan mafioz kërcënoi Abazoviçin dhe familjen e tij me eliminim fizik.

(Kosova Sot Online)