Një veturë përplaset në rrethojën e zyrës së Merkelit në Berlin

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 10:59
Një veturë përplaset në rrethojën e zyrës së Merkelit në Berlin

Një veturë duket se qëllimisht është përplasur nga vozitësi i saj në rrethojat e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin.

Autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar dhe duket se incidenti ka qenë i izoluar.

Policët gjermanë duke e kontrolluar veturën e dyshimtë (Foto: Reuters)

Në fotografitë e publikuara nga agjencia Reuters shihet një veturë e tipit “Golf 4” me disa fjalë të shkruara me ngjyrë të bardhë në dyert e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe zjarrfikësit. (Foto: Reuters)

Merkel pritej të mbante video-konferencë me kryeministrat rajonalë të Gjermanisë të mërkurën në mëngjes, ku do të diskutohej për hapat e mëtejmë rreth masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

(Kosova Sot Online)