Rimbursimi i barnave Covid/ Mjekja tregon 2 problemet që përballet mjeku i familjes

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 12:49
Rimbursimi i barnave Covid/ Mjekja tregon 2 problemet që përballet mjeku i familjes

Prej dis aditësh është miratuar vendimi për rimbursimin e barnave për të infektuarit me Covid. Ishte ministrja Manastirliu e cila ditë n e sotme postoi edhe një video, për hapat që duhen ndjekur për të përfituar rimbursimin.

Pavarësishtë kësaj mjekja Liljana Ramasaçi, në një intervistë për FaxNews, ka folur për problematikën e rimbursimit të ilaçeve për trajtimin e të prekurve me Covid 19, duke u ndalur më konkretisht te dy faza.

Ramasaçi tha se mjeku i familjes duhet të autorizojë të gjithë ata pacientë që kanë marrë një përgjigjje pozitive nga kryerja e tamponit, që të trajtohen nga shtëpia nëpërmjet ilaçeve të rimbursuara.

Për udhëzimin e dalë nga sistemi shëndetësor mjekja, thekson se duhet parë sa është i zbatueshëm tek mjekët e familjes dhe se pacientët duhet ta kenë të qartë se çfarë mjekimi duhet të marrinë sipas simptomave që ata shfaqin

“Duhet të shohim nëse ky udhëzim i dalë nga autoritet shëndetësore është i zbatueshëm në sistemin shëndetësor dhe tek mjeku i familjes, i cili do të zbatojë këtë udhëzim. Nëse ne shohim kondicionet që ky udhëzim duhet të zbatohet ajo që është më e rëndësishmja që para se të marri këto medikamente të gjithë pacientët duhet të jenë të prekur me  Covid-19, të gjithë pacientët duhet të kenë një përgjigje pozitive nga tamponi, përpara se të hyjnë ne fazën e mjekimit. 

Ky është problemi i parë i kësaj skeme, ku mjekët e familjes janë ndeshur. Pacienti ka filluar të kërkojë këtë mjekim që ta marri me këtë recetë falas, por nga ana tjetër mjeku duhet t’ua bëjë të qartë qytetarëve se për të marrë këtë mjekim duhet të kesh një përgjigje pozitive”, – tha Liljana Ramasaçi.

Lidhur me vonesën e përgjigjeve të tamponit që një pacient has për të mësuar nëse është i prekur ose jo, apo e ka kaluar infektimin me kovid, mjekja thekson se të gjithë duhet të futen tek skema e trajtimit.

“Në rastin kur pacienti nuk e ka marrë përgjigjen e tamponit, apo në rastin e një faze pozitiviteti apo negativitetin e tamponit, ndërkohë që mund të jesh pozitivë por tamponi mund të nxjerri përgjigje negative dhe të gjitha këto kategori pacientësh duhet të futen në skemën e trajtimit. Ky është problemi i parë që këtë skemë e bën të pamundur e të pa-aplikueshme në sistem. 

Problemi tjetër është se pacientët e tjerë që janë shëruar nga kjo sëmundje përse janë përjashtuar nga kjo skemë rimbursimi, sepse janë 31 mijë pacientë që janë të shëruar nga Covidi. Marrja me vonesë e masave nga ana e qeverisë çoi në këtë skemë pas 9-muaj epidemie në vendin tonë”, theksoi Ramasaçi

Për dy fazat e trajtimit që pacientët duhet të ndjekin sipas kategorisë dhe medikamentet që duhet të përdorin, mjekja thotë se:

“Skemat janë përshtatur sipas fazës së sëmundjes, faza e rëndë ka trajtim spitalor, faza e parë trajtohet në shtëpi, gjithashtu edhe moderuara kur nuk ka komplikacione të tjera.  Në fazën e parë është hidratimi i pacientit, ku duhet të marrë sa më shumë lëngje. 

Është trajtimi i simptomatik i temperaturës që bëhet me paracetamol. Po në këtë fazë është përdorimi i tristolit nëse pacienti ka shenja diarreje dhe tjetër është një shurup nëse ai ka kollë. Të gjitha këto medikamente janë të futura në  mjekimin e fazës së parë dhe se shuma e të gjithë këtyre medikamenteve shkon në 1.600 lekë të reja”.

Cilat janë ilaçet e rimbursuara ?

“Është paracetamoli, është Trisoli edhe shurupi i kollës këto medikamente janë të përfshira në rimbursim për fazën e parë. Për fazën e moderuar ka medikamente të tjera, janë antibiotikët, është vitaminë-terapia që janë preparate të reja që janë futur shtesë në skemat e rimbursimit që është vitamina D dhe C  me dozat  e tyre përkatëse për mjekim. 

Gjithashtu përfshihet edhe dexamethasone në rast se pacienti ka vështirësi në frymëmarrje, përfshihet Ibropofeni 400 mm, Apiksabani. Recetat kanë një kod i cili mund të ekzekutohet në të gjitha farmacitë në të gjithë vendin. Vetë këto janë shpërndarë nëpërmjet “WhatsApp” nga mjeku i familjes, kodet e recetave kronike”.- vijoj mjekja

Për mjekimet që pacientët ndjekin duke marrë antibiotik dhe se a janë të dëmshëm për ta, Liljana Ramasaçi tregon rastet kur ky medikament mund të përdoret.

“Është një skemë mjekimi që ka filluar nga mjediset spitalore, nga vetë mjekët e këtyre spitaleve dhe kjo ka vazhduar deri tek mjekët e familjes. Besoj se është futur në rrugën e mjekimit faza e parë në trajtohet në shtëpi me paracatimol, trisoli shurupi i kollës. Ndërsa në fazën tjetër nëse ka një mbingarkesë të një infeksioni bakterial përdorin atibiotikët”.- përfundoi Liljana Ramasaçi.

(Kosova Sot Online)