Imami shqiptar në Zvicër: Dënojmë sulmin terrorist në Lugano

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:13
Imami shqiptar në Zvicër: Dënojmë sulmin terrorist në Lugano

Imami i njohur shqiptar në Zvicër, ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti ka dënuar publikisht aktin terrorist që ndodhi mbrëmë në Lugano.

Gruaja 28-vjeçare, me shtetësi zvicerane, që ka sulmuar me thikë dy persona, ishte e njohur për organet e rendit si simpatizuese e organizatës terroriste të Shtetit islamik (ISIS).

Policia ka prova se gruaja kishte shprehur simpati për milicinë terroriste IS, ka thënë Cathy Maret nga fedpol (Policia federale) për televizionin italian të Zvicrës RSI në konferencën e sotme për media. Ajo ishte e mbikëqyrur nga policia që nga viti 2017.

Imami Mehmeti, në një postim të tij në facebook ka shkruar si vijon:

“Ne dënojmë aktin terror në Lugano, Zvicër dhe i urojmë të plagosurit një shërim të shpejtë! Ky akt devijues dhe barbar është një akt djallëzor.  #terrorizm #ekstremizm

Mulla Mustafë Memeti është një personalitet i njohur në Zvicër, për qën drimet e tij të qarta kundër ekstremizmit dhe shfrytëzimit të fesë për qëllime politike, për terrorizëm. Për këtë qëndirm të tij ai, pak vite më parë ai qe shpallur Njeriu i vitit i Zvicrës nga gazeta tages anzeiger. 

(Kosova Sot Online)