Të akuzuarit nga Gjykata Speciale shkojnë përgjithmonë në “vdekje” klinike politike

Të akuzuarit nga Gjykata Speciale shkojnë përgjithmonë në “vdekje” klinike politike

Gani Qarri

  • 25 November 2020 - 13:07

Shkruan: Gani Qarri

Proces i cili për shkak të paralajmërimit të përgatitjes së palës mbrojtëse por edhe të organit të akuzës nuk pritet të fillojë as në vitin e ardhshëm, madje pritet të shtyhet deri në qershorin e vitit 2022, gjë që edhe vet shpalljen eventuale të pafajësisë për cilindo nga të arrestuarit aktual, do ta bëjë një kthim të vonuar dhe të pa efektshëm për partitë nga të cilat rrjedhin të akuzuarit e tanishëm dhe ata të radhës që mund të pasojnë në ditët apo muajt në vijim.

-Nga procesi tani më i sapofilluar ndaj figurave të arrestuara, dhe atyre që pritet të arrestohen e gjykohen në vijim, veçanërisht për partitë politike që do të preken nga arrestimet dhe gjykimet e Gjykatës Specialë, do të jetë një goditje tepër e madhe, madje ndoshta edhe dërmuese për qëndrueshmërinë e tyre politike, pasi që qysh në seancën e parë statusore është paralajmëruar një proces tepër i gjatë dhe i mundimshëm i përgatitjes së mbrojtjes dhe zhvillimit të gjykimit.

Për aq më tepër procesi i sapofilluar gjyqësor në Gjykatën Speciale pritet të shërbejë si një fshesë e fuqishme e spastrimit të skenës politike nga ish komandantët e inkriminuar e zhvatës dhe futjen e politikës në rrjedhat normale të reformimit dhe të ristrukturimit me kapacitete të reja dhe vlera normale si në çdo vend tjetër evropian, që do t`ia rikthente shpresën qytetarit, si dhe perspektivën edhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".