A u takua Ali Ahmeti me vëllain e Hashim Thaçit? Grubi tregon në Prishtinë edhe çka punoi në Hagë

  • E.K /
  • 25 November 2020 - 13:15
A u takua Ali Ahmeti me vëllain e Hashim Thaçit? Grubi tregon në Prishtinë edhe çka punoi në Hagë

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, është duke qëndruar sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në një paraqitje para mediave Grubi është pyetur nëse vëllau i ish-presidentit Hashim Thaci është takuar me Ali Ahmetin, për të diskutuar për Specialen.

Megjithatë, Grubi thotë se nuk është në dijeni për takimet e Ahmetit. Ajo që shton ai është se duhet të bëhen bashkë për t’iu siguruar ndihmë financiare atyre që po përballen me drejtësinë në Hagë.

“Për takimet e z.Ahmetit nuk do të isha në dijeni, për pjesën e dytë të pjesës tuaj gjithsesi se po z.Ahmeti e tha këtë edhe në media, është iniciatorë i ndihmesës financiare për procesin e mbrojtjes së kredibilitetit të UÇK-së para mbrojtjes në Hagë, ai është iniciatorë dhe e mbështetë këtë proces, duhet të solidarohemi me atë fond. E dini këto burra që tashmë janë në Hagë në 98-tën ishin të gatshëm ta sakrifikojnë jetën e tyre për lirinë e Kosovës ne duhet të sakrifikojmë pak për t’i mbështetur ata”, ka thënë ai.

Grubi është pyetur edhe për rolin e tij gjatë kohës sa ka punuar në Tribunalin e Hagës. Zëvendëskryeministrit thotë se për 5 vite ka qenë vetëm përkthyes.

“Unë kam punuar në Tribunalin e Hagës deri në vitin 2004 kryesisht në lëndën që kanë të bëjnë për konfliktin në Maqedoni dhe në Kosovë 98-99, kjo temë po riciklohet çdo vit, kam punuar si përkthyes në zyrën e prokurores Karla Del Ponte, nuk ka asgjë kontestuese në këtë periudhë ët aktivitetit tim në Tribunalin e Hagës”, thotë ai.

(Kosova Sot Online)